Dizajni dhe Instalimi i SCADA sistemit në KOSTT
Në partneritet me ALSTOM Grid (ish AREVA T&D), Komtel ka implementuar Sistemin SCADA EMS për Operatorin e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Kosovës (KOSTT).
Aktivitetet e Komtelit kanë përfshrë:
- Dizajnin, prodhimin, furnizimin, instalimin, konfigurimin dhe lëshimin në punë të RTU sistemeve të udhëheqjes dhe monitorimit për 23 trafostacione 110kV anë e mbanë Kosovës,
- Instalimin dhe komisionimin e Sistemit të Kontrollit të Nësnstacionit (SCS) dhe të Mbrojtjes Rele në nënstacionin 220/110kV Prizreni 2
- Instalimin, konfigurimin, integrimin dhe lëshimin në punë të dy sistemeve qendrore kombëtare të udhëheqjes dhe monitorimit (KCS dhe EKCS të SCADA / EMS) të trafostacioneve në tensionet 400, 220 dhe 110kV anë e mbanë Kosovës (serverë, stacione punuese, KVM zgjatësa, shtypësa, pajisje e rrjetës LAN/WAN)
- Furnizimin, instalimin, dhe lëshimin në punë të gjeneratorëve për qendrat kombëtare të udhëheqjes dhe monitorimit KCS dhe EKCS
- Furnizimin, instalimin, dhe lëshimin në punë të dy mbushësave të baterive 48VDC për dhomat e telekomit të qendrës kombëtare të udhëheqjes dhe monitorimit KCS dhe të qendrës emergjente EKCS
- Furnizimin, instalimin, dhe lëshimin në punë të sistemit qendror të HVAC (sistemit të ngrohjes, ventilimit dhe kondicionimit të ajrit) për qendrën kombëtare KCS të SCADA/EMS dhe për qendrën emergjente EKCS
- Furnizimin, instalimin, konfigurimin dhe komisioinimin e pajisjes telekomunikuese (konvertorëve të protokolit)
- Furnizimin, instalimin, parametrizimin dhe ndërlidhjen e 5 stacioneve meteorologjike automatike në trafostacionet e qendrave rajonale të Kosovës.
- Furnizimin, montimin dhe instalimin e tavolinave të operatorëve të qendrave të kontrollit dhe të mobiljeve të zyreve,
- Punë instaluese elektrike në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike, punë instaluese për rrjetën dhe telekomin e qendrave kombëtare KCS dhe EKCS (shtrirja, lidhja dhe shënimi i kabllove të energjisë elektrike, të telekomit, asemblimi dhe instalimi i paneleve shpërndarëse të energjisë elektrike dhe të telekomit)
- Trajnime për Sistem Operativ, Baza të të dhënave dhe Sistemeve të furnizimit me energji elektrike,
- Pregatitjen e dokumentacionit të gjendjes së ekzekutuar
Dhjetor 2008 – Korrik 2011