Inxhinieri elektrike
Komel Project Engineering, me përvojë të gjatë në vend dhe jashtë vendit në lëminë e Inxhinierisë elektrike, ofron furnizim me pajisje të teknologjisë kulminante dhe shërbime të projektimit, instalimit, montimit, testimit, lëshimit në punë dhe mirëmbajtjes së:
- Sistemeve të Tensionit të Lartë (TL), Tensionit të Mesëm (TM), dhe Tensionit të Ultë (TU) për stabilimentet energjetike të Gjenerimit, Transmisionit dhe Shpërndarjes së energjisë elektrike (transformatorë energjetik, ndërprerësa, ndarësa, transformatorë matës, pajisje dhe materiale përcjellëse),
- Sistemeve të Automatizimit dhe mbrojtjes së nënstacioneve të tranmisionit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike (Sisteme të kontrollit të nënstacioneve, sisteme të mbrojtjes rele, sisteme të njehsorëve digjital, sistemet telekomunikuese, pajisje dhe materialet përcjellëse)
- Sistemeve të Burimeve vetanake dhe emergjente të furnizimit me energji elektrike të nënstacioneve, dhe stablilimenteve industriale (Diesel – Gjeneratorë, UPS, Invertorë, Mbushësa të baterive, Sisteme të baterive, Panele elektrike të Shpërndarjes AC/DC)
- Sistemeve e Furnizimit dhe Shpërndarjes së energjisë elektrike të ndërtesave të banimit, afariste dhe të hotelierisë
- Burimeve të ripërtëitshme të energjisë (Gjeneratorë me erë, Photovoltaic me infrastrukturën përcjellëse)
- Sistemeve të Ndriçimit dhe Ndriçimit Emergjent
- Sistemeve për Automatizim të ndërtesave – BMS (sistemeve të ngrohjes, ftohjes, klimatizimit, ndriçimit në teknologjinë KNX),
- Sistemeve të Kontrollit të Qasjes, Videovëzhgimit, Detektimit dhe Alarmimit të Zjarrit, Detektimit dhe Alarmimit të vjedhjes, Interfonisë,
- Sistemeve të Televizonit satelitor, Sistemeve Audio – vizuele dhe të Orës qendrore
Në projektet e veta, Komtel zbaton teknologjitë më të reja të prodhuesve botërorë si GENERAL ELECTRIC (ALSTOM), SIEMENS, SCHNEIDER ELECTRIC, EFACEC, PELCO, NKT, LEGRAND, SAUTER CONTROLS, VIMAR, BTICINO, GEWISS, PANDUIT, RITTAL NEXANS, JVC, PHILIPS, BOSCH, LUCKY-TECH, VINGCARD, etc.