Teknologji e informacionit
Njësia e Teknologjisë Informative e Komtelit ofron ekspertizë dhe eksperiencë të gjerë në Sistemet e Teknologjisë së Informacionit, Zhvillimit të Softuerit dhe Integrimit të Sistemeve.
Sot ne zhvillojmë zgjidhje softuerike për Sisteme të Integruara të Informacionit të shkallës së lartë. Politika jonë e cilësisë është të ofrojmë klientave tanë zgjidhje softuerike “me çels në dorë” (turnkey solution) të clësisë së lartë, bazuar në standardet industriale, përshtatur nevojave specifike të klientit duke zbatuar teknologjitë më të reja.
KOMTEL ofron shërbime në lëminë e Zhvillimit të Softuerit si vijon:
Dizajni, Zhvillimi, Testimi, Implementimi, Integrimi i Apliacioneve softuerike dhe Trajnimi i Administratorëve dhe shfrytëzuesve të aplikacioneve siç janë:
- Sistemi i Integruar i Informacionit për Burimet Njerëzore (HRIS)
- Sistemi i Integruar i Informacionit për Konsumatorë (të Ndërmarrjeve të Shpërndarjes së Energjisë, Ujësjellës – Kanalizime)
- Sistemi i Integruar i Finacave dhe Kontabilitetit
- Sistemi i Informacionit për Kursimet Pensionale
- Portali i Qeverisë
- Sistemi i Evidencës së pranisë dhe kontrollit të qasjes
- Sistemi i i Menaxhimit dhe Procesimit të Pagave
- Sistemi për Menaxhimin e Shënimeve dhe Dokumenteve
- Menaxhimi i Depos
- Sistemi Testimit të Diturisë
- Sistemi i Rekrutimit
- Sistemi i E – punësimit
KOMTEL ofron pajisje dhe shërbime në lëminë e Teknologjisë së informacionit, telekomunikacionit dhe Integrimit:
- Dizajni, Furnizimi, Instalimi, Integrimi, Konfigurimi i harduerit të TI dhe të Telekomit, Sistemeve operative, të Rrjetëzimit, të Bazave të të dhënave, Softuerit Antivirus, etj
- Integrimi i pajisjes së TI dhe Telekomit me pajisjen automatike në sektorin e Energjisë, Sistemeve Speciale, BMS, Evidencës së pranisë, Kontrollit të qasjes, etj.
Shih për më shumë Partnerët dhe Teknologjitë: