Rreth nesh

Komtel Project Engineering është i përkushtuar ofrimit të shërbimeve të cilësisë së lartë dhe krijimit të ambientit të këndshëm dhe produktiv për punë. Jemi shumë të ndjeshëm dhe të përgjegjshëm ndaj nevojave të klientëve tonë dhe të përkushtuar përmbushjes së tyre. Mundohemi të jemi të drejtë, të ndershëm, të edukuar dhe professionalë në të gjitha punët tona.

Komtel Project Engineering i përkushtohet veçanërisht punësimit dhe zhvillimit të menaxherëve dhe stafit më të mirë në lëmin tonë. Ne jemi të përkushtuar të krijojmë një ambient pune, i cili i mundëson secilit punëtor të ketë kënaqësi gjatë punës dhe njëkohësisht të plotësojnë qëllimin e kompanisë që në baza profitabile, të ofrojë prodhime e shërbime të cilësisë së lartë.

Synojmë të krijojmë punëtorë të njohur për karakterin, përkushtimin, dhe besueshmërinë e tyre. Njëherit e kuptojmë rëndësinë e secilit individ në suksesin e tërë kompanisë.

Komtel Project Engineering udhëheqë një politikë të dyerve të hapura gjatë gjithë kohës, duke inkurajuar rrjedhën e komunikimeve, shkëmbimin e ideve, kreativitetin dhe vetëbesimin në vend të punës.