STIHL filloi nga një njeri me vizion. Tani, më shumë se 80 vjet më vonë, Grupi STIHL ka më shumë se 12,000 të punësuar, përfshirë mbi 400 projektanta dhe inxhinierë. Si kompani, ne kemi më shumë se 35,000 shitës (dilerë) në më se 160 shtete dhe, duke i falënderuar produkteve dhe mjeshtërisë së shkëlqyeshme, STIHL-i është bërë zgjedhje e preferuar e shumë profesionistëve dhe kopshtarëve hobist anë e mbanë botës. .
1927
Një vit pas themelimit të kompanisë, Andreas Stihl e hapë fabrikën në Bad Cannstatt, afër Stuttgart. Ndërtesa është dëmtuar seriozisht gjatë luftës dhe STIHL e zhvendosë prodhimin në Waiblingen ku është edhe sot.
1930-tat: Trajnimi i praktikantëve
Që prej viteve të para, STIHL ka besuar në zhvillimin e njerëzve të mirë.
1930-tat
Njëra nga sharrat e para STIHL për dy persona me ngasje motorike me benzinë
1954 : Diversifikimi fillon
Një shtesë e sharrës STIHL BL e transformon atë në shpuese të tokës.
1959 : Legjendarja STIHL Contra
Vizioni i Andreas Stihl-it realizohet dhe sharra e lehtë portabile e revolucionarizon industrinë e drurit.
1970-tat
Proceset e prodhimit mekanizohen çdo ditë e më shumë. Edhe flokët mbahen më të gjata!
1970-tat : Logo-ja e STIHL-it
Evolucioni i logos së STIHL-it reflekton diversifikimin e brezit të prodhimeve. Fillmisht e dizajnuar si simbol i punës në pyll, shenja e STIHL – it është tani shenjë e njohur ndërkombëtare e veglave cilësore motorike.
1971
Për ti arritur standardet e larta të cilësisë dhe stabilitetin e prodhimit, STIHL e hapë repartin e derdhjes së magneziumit nën presion. Reparti prodhon komponenta si p.sh. shtëpiza e motorit të sharrave dhe veglave tjera motorike.
1973
Themeluesi i kompanisë, Andreas Stihl vdes në moshën 76 vjeçqre. Menaxhimi kalon te Hans Peter Stihl dhe te motra e tij Eva Mayr-Stihl.
1974
Themelohet STIHL Incorporated në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
1978
Andreas Stihl Ltd themelohet në Britaninë e Madhe.
1985
Druvarët që moti i kanë matur forcat e veta me sëpata dhe sharra. Duke e shfrytëzuar shpirtin garues dhe duke prezentuar aftësitë e tyre është lansuar seria STIHL® TIMBERSPORTS® Series. Sot ajo është në program botëror me shumë fansa që i përcjellë ngjarjet drejtpërdrejt online dhe në TV.
1992 : VIKING
STIHL e blenë prodhuesin e pajisjeve për kopshtari, VIKING. Me bazë në Tyrolin Austriak, kompania e zgjerohet në mënyrë rapide nën drejtimin e Dr Nikolas Stihl – nipit të themeluesit të Grupit.
2000
Në kapërcim të shekullit STIHL lanson konceptin inovativ shumëveglor. Boshti i ndashëm mundëson që një sërë e veglave të ndryshme të ngitet nga një motor. Sot kjo njihet si KombiSystem.
2004
STIHL e hapë qendrën bashkëkohore të Inxhinieringut në Waiblingen, pa vonesa dhe tejkalime të buxhetit. Projekti paraqet investim prej 40 milion eurosh në infrastrukturën e ardhshme të hulumtimit dhe zhvillimit në STIHL.
2008
VIKING lanson brezin unik të traktorëve kositës. Të dizajnuar prej zeros nga ekipi Austriak, modelet e reja janë zhvilluar gjatë 4 viteve (17,000 orë pune).
2009
STIHL hyn në tregun e makinave pa tel me dy gërshërë elektrike (trimerë) standard. Të qetë, të fuqishëm, dhe të qëndrueshëm, modelet e reja u përgëzuan nga kopshtarët.
2010
Sistemi elektronik i menaxhimit të motorit, STIHL’s M-Tronic technology, e avanson sharrën MS 441 C-M. Motori vet-rregullues e bën këtë sharrë me tru!
2011
Epoka e re fillon me arritjen e brezit të ri të veglave të kopshtarisë pa tel të STIHL. Të pastra, të qeta, bateritë e qëndrueshme me lithium-ion e ngasin secilën nga pesë veglat në dispozicion.