Kujdesi i klientëve dhe fakturimi

Kujdesi ndaj klientëve dhe faturimi (Customer Care and Billing – CCB) është aplikacion i dizajnuar, zhvilluar dhe implementuar nga KOMTEL. Aplikacioni CCB përbëhet prej moduleve dhe nënmoduleve si vijon:

  1. Menaxhimi i Konsumatorëve (klientëve),
  2. Faturimi,
  3. Menaxhimi i arkëtimit
  4. Menaxhimi i vërejtjeve dhe shkyçjeve.
  5. Barazimi i borxheve të konsumatorëve
  6. Menaxhimi i kamatave ndëshkuese
  7. Vlerësimi dhe segmentimi i konsumatorëve
  8. Ndërlidhja me Sistemin e Financave dhe kontabilitetit,
  9. Raportimi
  10. Opcionet shtesë (faturimi i përbashkët, vjetërsimi i borxhit, etj)
  11. Administrimi i aplikacionit

Ky sistem është implementuar në:
Korporatën Energjetike të Kosovës(KEK),
Kompanitë e Ujësjellës / Kanalizimit në Durës, Fier, Lezhë dhe Sarandë.