Kujdesi i klientëve dhe fakturimi
Kujdesi ndaj klientëve dhe faturimi (Customer Care and Billing – CCB) është aplikacion i dizajnuar, zhvilluar dhe implementuar nga KOMTEL. Aplikacioni CCB përbëhet prej moduleve dhe nënmoduleve si vijon:
- Menaxhimi i Konsumatorëve (klientëve),
- Faturimi,
- Menaxhimi i arkëtimit
- Menaxhimi i vërejtjeve dhe shkyçjeve.
- Barazimi i borxheve të konsumatorëve
- Menaxhimi i kamatave ndëshkuese
- Vlerësimi dhe segmentimi i konsumatorëve
- Ndërlidhja me Sistemin e Financave dhe kontabilitetit,
- Raportimi
- Opcionet shtesë (faturimi i përbashkët, vjetërsimi i borxhit, etj)
- Administrimi i aplikacionit
Ky sistem është implementuar në:
Korporatën Energjetike të Kosovës(KEK),
Kompanitë e Ujësjellës / Kanalizimit në Durës, Fier, Lezhë dhe Sarandë.