Implementimi i sistemit automatik të matjes për ELEM Maqedoni

Komtel, në partenritet me kompaninë maqedone ABC Consulting, ka implementuar projektin e leximit në largësi të matjeve  për prodhuesin  ELEM për termo- dhe hidrocentralet e Maqedonisë.

Ky projekt ka përfshirë:

  • Furnizimin, montimin, instalimin, konfigurimin e harduerit, softuerit dhe rrjetit telekomunikues të sistemit automatik të madjes (Landis + Gyr),
  • Furnizimin, montimin, instalimin e transformatorëve të kombinuar CT/VT,
  • Furnizimin, montimin, instalimin dhe parametrizimin e matësve digjital si dhe integrimin e tyre në sistemin AMR.
  • Punët instaluese instaluese elektrike, punët instaluese telekomunikuese, punë të vogla të inxhinierisë civile si dhe inxhinierisë mekanike
  • Trajnime
  • Projektimin dhe vizatimin e dokumentacionit

Përveç sistemit AMR të implementuar në qendrën e ELEM në Shkup ky projekt ka përfshirë edhe punë në të gjitha termo- dhe hidrocentralet si dhe në nënstacionet përkatëse në tërë Maqedoninë.

Viti i implementimit: 2008, 2009