Projekte në VOIP dhe telefoni

Komteli ofron zgjidhje komplete të VOIP dhe TDM telefonisë, bazuar në produktet e prodhuesve të njohur botëror (Siemens, CISCO) si dhe në softuerin të hapur (open source software – Asterisk).

Projektet e implementuara:

Sistemi VOIP System në zyren kryesore të MABETEXit, me përdorim të teknologjisë CISCO. Numri i ekstenzioneve rreth 25, E1 trunk nga PTK, GSM gateway me katër karta SIM. Furnizimi dhe instalimi i Cisco PBX, telefonat IP dhe shpërndarësi POE. Shtator 2013

Telefoni VOIP dhe TDM për GIZ Kosova. Furnizimi, instalimi dhe komisionimi i sistemit të telefonisë Siemens HiPath – PBX me rreth 120 ekstenzione, një E1 trunk (30 kanale), GSM gateway, telefona DECT me valë. Zhvillimi dhe implementimi i sistemit të billingut të telefonisë. Zyra kryesore me PBX është lidhur me degën PBX Siemens Hipath në degën e zyres së GIZit dhe një zyre në Gjermani.

Telefoni VOIP dhe TDM për ICO (International Civilian Office) në Kosovë.Furnizimi, instalimi dhe komisionimi i sistemit të telefonisë Siemens HiPath – PBX me rreth 550 ekstenzione, një E1 trunk (60 kanale), GSM gateway, telefona DECT me valë. Zyra kryesore me PBX është lidhur me degën PBX Siemens Hipath në 6 regjione përreth Kosovës. Prill 2008 – qershor 2008

Sistem i telefonisë VOIP për kompaninë PATRIA, me shfrytëzim të sistemit me kod burimor të hapur Asterisk. Furnizimi, instalimi dhe komisionimi i sistemit soft-PBX instaluar në PC, telefona IP Cisco/Linksys, shpërndarës gigabit switch Cisco/Linksys POE.

Telefoni VOIP dhe TDM për kompaninë “Kosovo-Slovenian Pension Fond”. Furnizimi, instalimi dhe komisionimi i sistemit Siemens HiPath – PBX me rreth 40 ekstenzione, një E1 trunk (30 kanale)

Telefonia VOIP dhe TDM për kompaninë e sigurimeve “SIGURIA”. Furnizimi, instalimi dhe komisionimi i sistemit të telefonisë Siemens HiPath – PBX me rreth 70 ekstenzione, nj E1 trunk (30 kanale), GSM gateway. Zyra kryesor me PBX është lidhur me një Hipath PBX-s me zyret e degëve.