Sistemi informativ i trustit të kursimeve pensionale

Komtel, në bashkëpunim me kompaninë Carana, SHBA, ka implementuar projektin e zhvillimit të sistemit të TI-së në KPST (Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës). Ky projekt kompleks ka përfshirë furnizimin me harduer (server, PC kompjuter, shtypësa dhe aksesori), zhvillimin e modulit të WEB-it për shkëmbimin e të dhënave me punëdhënësit dhe institucionet si dhe zhvillimin e modulit VBA për shfrytëzuesit e brendshëm (përpunimi masiv i të dhënave, kërkimi, sortimin, prezantimin dhe raportimin).

Moduli i WEB-it i mundëson KPST-së shkëmbimin e të dhënave, dokumenteve dhe mesazheve me entitetet e jashtme të përfshira në proces (Adminstrata tatimore, Autoritetet Bankare dhe të Pagesave të Kosovës, Qendra Kryesore e Procesimit e UNMIK – CPC, dhe punëdhënësit). Shfrytëzuesit mund të Transferojnë, Validojnë,  Procesojnë të dhënat dhe të pranojnë pëgjigje të automatizuar (p.sh. plotësimi i formës për Deklarimin e Pensionit dhe Pagesës) përmes internetit. Ata gjithashtu mund të bëjnë futje selektive të shenimeve dhe ti përdorin shërbimet për shfaqjen e tyre. Shfrytëzuesit mund t’i vendosin pyetjet e tyre për personelin e autorizuar të KPST-së. Shfrytëzuesit e brendshëm mund t’i përdorin të njëjtat opsione përmes intranetit.

Moduli në VBA (përdoret nga shfrytëzuesit e brendshëm  – stafi i  KPST -së) mundëson validimin dhe përpunimin e mëtutjeshëm të të dhënave, mbajtjen e evidencës për statusin e të dhënave në ciklin e procesit të KPST-së. Ky modul në veçanti përdoret për proceset që kërkojnë shfrytëzimin e plotë të resurseve harduerike të KPST-së. Në këtë modul realizohen proceset e barazimit të deklaratave të pensioneve dhe të paglesave si dhe alokimin e kontributeve për llogaritë individuale. Vegla e fuqishme për kërkim dhe sortim i mundëson shfrytëzuesve t’i paraqesin të dhënat personale për punëtorët, anëtarët e familjes / trashëgimtarët, kontributet e pagesave dhe të punëtorëve, punëdhënësve, institucioneve financiare dhe bankave gjatë gjithë ciklit të procesit  KPST. Pjesët e kontabilitetit, të investimit dhe financiare të aplikacionit kanë të bëjnë me Menaxhimin e Investimeve në KPST, menaxherët e mjeteve, portofoleve të investimit dhe portofoleve të anëtarëve. Projekti ka përfshirë edhe sigurimin e pajisjeve kompjuterike duke përfshirë serverat, stacionet punuese, “firewall’-at, printerët, etj;  

Të dy modulet mundësojnë menaxhimin e shënimeve personale të anëtarëve të Trustit, shënimeve mbi adresat e tyre, shënimet mbi trashëgimtarët e caktuar, shënimet mbi anëtarët e familjes, shënimet mbi logaritë bankare, etj.