Kyçja e kaskadës së Deçanit në rrjetin 110kV
Kelkos Energy (KELAG, Austri) – Kyçja e HC-ve të Kaskadës së Deçanit në rrjetin 110kV
Projekti ka përfshirë dizajnin, prodhimin, furnizimin, instalimin, testimin dhe lëshimin në punë (komisionimin) të:
- Pajisjeve të Tensionit të lartë (TL) të Fushës 110kV të transformatorit TR3 (ndërprerësit, ndarësit, transformatorëve matës të rrymës, transformatorëve matës të tensionit, setin e neutrit, shkarkuesve të mbitensionit),
- Kthinës 36KV me gas SF6 (SE CBGS-0)
- Sistemit të kontrollit të nënstacionit (SCS – BCU SE Micom 264)
- Mbrojtjes rele (SE Micom P132, P632, P139, P445, P991) dhe rregullatorit automatik të tensionit (A-Eberle – REG-DA)
- Integrimin e Fushës TR3 në RTU lokale dhe në sistemin qendror të KOSTT SCADA EMS
- Sistemit të matjeve komerciale në nënstacion dhe integrimin në Sistemin AMR të KOSTT
- Sistemit të furnizimit vetanak me energji elektrike (SE ndërprerësi, siguresat dhe materialet)
- Trajnimin për Sistemin e kontrollit tëë nënstacionit (SCS – SE BCU), Mbrojtjen rele dhe Sistemin e Matjeve
- Punët ndërtimore në bazamentet e transformatorit të fuqisë, pajisjes së TM dhe TM, kanaleve të brendshme dhe të jashtme të kabllove, rrugës dhe portës së nënstacionit,
- Punët mekanike në Strukturat mbështetëse metalike të pajisjes së TL dhe TM, rafteve të kabllove, mbulesës së rezervoarit të vajit të transformatorit,
- Instalimmi dhe komisionimmi i Separatorit të vajit për transformatorin TR3.
Klienti: Kelkos Energy (KELAG, Austria)
Shtator 2013 – Korrik 2014
