Ndërtimi i nënstacionit 110/10kV Gjilani 5
Komtel Project Engineering, në cilësinë e nënkontraktorit të Alstom, Zvicër, ka marrë pjesë në ndërtimin e ndërtesës së re të nënstacionit 110/10kV Substation Gjilani 5, grant i qeverisë zvicrane (SECO). Pjesa e punës së Komtelit ka përfshirë:
- Projektimin, asemblimin, instalimin, testimin dhe komisionimin e sistemit të furnizimit të nënstacionit me energji AC/DC dhe sistemit të matjes (ndërprerës të qarkut SE, MCBS dhe materialin)
- Asemblimin dhe instalimin e paneleve të sistemit të kontrollit të nënstacionit (SE Micom C264)
- Asemblimin dhe instalimin të paneleve të mbrojtjes rele (rele mbrojtëse SE Micom P132, P437, P633, P746, P991)
- Projektimin dhe ndërtimin e objektit të nënstacionit (HV) dhe (MV) dhe të pajisjeve në fushën e shpërndarësve, kanalet e kabllove në fushë dhe në objekt, ndriçimin, rrugët e brendshme, gardhin dhe portën e nënstacionit
- Ndërtimin e konstrukcioneve metalike në fushë
- Ndërtimin e pajisjeve elektromekanike të TL dhe TM (HV, MV): transformatorët, ndërprerësit, ndarësit, shkarkuesit e mbitensionit, sistemit të zbarrave
Prill 2011 – Tetor 2012