Sistemi i matjes KOSTT ITSMO
Komtel, në partneritet me kompaninë Kon?ar, ka implementuar sistemin e matjes në distancë për operatorin kosovar të sistemit të transmisionit KOSTT në Nënstacionin kufitar 110/35kV. Projekti ka përfshirë:
- Projektimin dhe implementimin e Qendrës për Matje në Distancë të bazuar në teknologjinë Landis & Gyr ,
- Furnizimin, montimin, instalimin, konfigurimin e harduerit, softuerit dhe rrjetit telekomunikues të sistemit automatik të leximit,
- Furnizimin, montimin, instalimin e transformatorëve të kombinuar CT/VT,
- Furnizimin, montimin, instalimin, parametrizimin e matësve digjital dhe integrimin e tyre në sistemin AMR.
- Asemblimin e paneleve matëse, instalimin dhe konfigurimin e pajisjeve komunikuese
- Punët e instalimit elektrik dhe telekomunikues,
- Punë të vogla ndërtimore dhe mekanike
- Krahas sistemit AMR të implementuar në qendrën e KOSTTit në Prishtinë, projekti ka përfshirë edhe punë në të gjitha nënstacionet e KOSTTit në mbarë Kosovën.
- Trajnimin, dhe përpilimin e dokumentimit sipas ndërtimit
Viti: 2008 – 2010