Barnatari fiton çmimin e shërbimit publik në ICT Awards
Sistemi Barnatari https://barnatari.rks-gov.net i implementuar në AKPPM, nga stafi ynë, është vlerësuar me vendin e parë në kategorinë Shërbimi Publik më i mirë në Kosovë për vitin 2016 nga ICT Awards. Sistemi është realizuar sipas parimit #TurnKeySolution. Ku janë digjitalizuar rreth 81 shërbime të cilat i përdorin bizneset farmaceutike të Kosovës. Gjithashtu janë digjitalizuar plotësisht aktivitetet të cilat i realizon stafi i AKPPM në lidhje me këto shërbime.
Ky çmim na inkurajon që edhe me tutje të vazhdojmë të realizojmë produkte softuerike cilësore dhe që të jemi në mbështetje të klientëve tanë.
Jemi krenarë me ekipin tonë dhe me vlerat që përfaqësojmë, njëherit falënderojmë stafin e AKPPM për bashkëpunim në jetësimin e këtij projekti të përbashkët.