Sistemi informativ për ndihmë juridike falas

Përmes këtij aplikacioni do të mundësohet menaxhimi qendror i kërkesave për ndihmë juridike.  Secili nga zyrtarët e zyrave lokale dhe qendrore do të vendosë dhe menaxhoj kërkesat për rastet e tyre përkatëse të cilat automatikisht, përmes këtij aplikacioni do të agregohen në zyrën qendrore.

Në këtë mënyrë do të nxitet planifikimi dhe koordinimi më efektiv nëpër zyrat qendrore dhe regjionale përkatëse të ndihmës juridike dhe si dhe qasjen më transparente të njerëzve që kanë nevojë për këtë shërbim.

Ndër të tjera ky aplikacion do të mundësoj:

  • Regjistrimin e saktë të të dhënave të vendosura për kërkesat e parashtruara nga qytetarët në nevojë,
  • Menaxhim të kontrolluar të të dhënave të vendosura nga zyrtarët përkatës, në aspektin e vendosjes, modifikimit dhe fshirjes së transaksioneve,
  • Ndarje të përgjegjësive në aspektin e vendosjes së të dhënave, sipas zyrtarëve të zyrave përkatëse,
  • Rritje të transparencës, në lidhje me vendimet e marrura për kërkesat përkatëse,
  • Automatizim i proceseve gjatë vendosjes së të dhënave
  • Raportim efikas dhe të shpejtë, për të gjitha kërkesat e regjistruara,
  • Raporte të ndryshme statistikore, duke u bazuar në periudha të ndryshme kohore dhe kategori të ndryshme të kërkesave,
  • Raportim të shpejtë mbi statusin e një apo më shumë kërkesave,
  • Dhe raporte të ndryshme të varësisht nga kërkesat e ANJF-së

2012 – 2013. Project funded and supervised by UNDP