Sistemi i informacionit për menaxhimin e arsimit të lartë
Implementimi is Sistemit të Informacionit për Menaxhimin e Arsimit të Lartë (2015 – 2017).
Komteli ka zhvilluar dhe implementuar sistemin i cili mundëson që grupet kryesore të interesit si: Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, institucionet e arsimit të lartë (univerzitete publike dhe private, kolegjet, etj), Agjencia për Akreditim, Ministria e Punës dhe mirëqenies sociale, Agjencia e Statistikave të Kosovës, etj, të përfshijnë dhe të procesojnë shënime e tyre, ti raportojnë njëri tjetrit dhe të mbajnë me transparencë informatat mbi kurikulat e arsimit të lartë, programet, stafin akademik, studentët, ndërtesat dhe kapacitetet e tyre.
Projekti ka përfshirë trajnimin e shfrytëzuesve të aplkacionit (rreth 150 vetë) nga institucione të ndryshme dhe trajnimin e administratorëve të aplikacionit (rreth 50 vetë).
Projekti është financuar nga EYE (Zvicër) dhe mbikëqyrur nga UNDP. Përfituesi kryesor: Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.