Gazeta zyrtare DMS

Baza e të dhënave e akteve normative – Baza e të dhënave të Gazetës Zyrtare të Republikës së Kosovës (DBGZK) shërben si repozitor zyrtar i të gjitha ligjeve dhe akteve nën-ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës dhe i mundëson publikut qasje të lehtë në ato akte.

Softueri i Bazës së të dhënave të akteve normative mundëson dërgimin e akteve normative nga personat e autorizuar të institucioneve të autorizuara në Gazetën Zyrtare; mundëson rrjedhën e punës që kryhet në Gazetën Zyrtare gjatë përkthimit të akteve, redakturës teknike, pregatitjes dhe botimit të akteve. Njëkohësisht, aplikacioni softuerik mundëson shkarkimin dhe shtypjen e akteve nga të gjithë shfrytëzuesit.

Softueri i Bazës së të dhënave të akteve normative mundëson arkivimin dhe ruajtjen e shënimeve, raportimin dhe gjenerimin e statistikave.

Baza e të dhënave të akteve normative i mundëson të gjitha palëve të interesuara kërkimin e lehtë të akteve normative.

Softueri i Bazës së të dhënave të akteve normative është i përbërë prej dy aplikacioneve të veçanta, të pavarura softuerike të cilat i qasen të njëjtës bazë të të dhënave

Aplikacioni i parë softuerik është I dedikuar publikut për kërkimin, shfletimin, shtypjen, shkarkimin e akteve, raporteve dhe statistikave. Kjo pjesë e softuerit nuk i lejon publikut të qaset në cilëndo pjesë interne të aplikacionit të dedikuar menaxhimit të proceseve dhe rrjedhës së punës në aktet normative.

Aplikacioni i dytë softuerik i dedikohet zyrtarëve të qeverisë dhe të zyrës së Gazetës Zyrtare të Kosovës për menaxhimin e proceseve të brendshme dhe rrjedhës së punës në aktet normative, nga pranimi e deri te botimi i tyre, duke i bërë të qasshëm për publikun dhe palët e interesuara.

Një modul I veçantë për administrimin e aplikacionit softuerik është I dedikuar për të menaxhuar shfrytëzuesit, sigurinë dhe administrimin e sistemit.

Në qershor të vitit 2013, Softueri i Bazës së të dhënave të akteve normative të Kosovës është hostuar nga ana e Agjencisë për shërbimet e Infromacionit (ASHI), është publikuar për zyrtarët e qeverisë dhe publikun. 

Implementimi i kontratës së re për Avansimin e Softuerit të Gazetës Zyrtare është në rrjedhë e sipër dhe përfshinë përmirësimin e infrastrukturës sistemore softuerike, avansimin e funksionaliteteve ekzistuese, zhvillimin e funksionaliteteve të reja, ngritjen e sigurisë së të dhënave, procedurat për ruajtjen dhe rikthimin e shënimeve (10/2016 – 06/2017).