Sistemi për menaxhimin e produkteve mjekësore – Barnatari

Sistemi Barnatari është produkt i cili mundëson shërbimin online ndaj bizneseve farmaceutike që operojnë në Republikën e Kosovës.
Sistemi Barnatari është implementuar nga ekipi i kompanisë vendore KOMTEL Project Engineering sipas parimit TurnKeySolution, ndërsa është financuar nga AKPPM.
Bizneset me anë të këtij sistemi aplikojnë online për Lejet e Importit dhe Eksportit të Produkteve dhe Pajisjeve farmaceutike, Licencim të veprimtarive dhe për Autorizimin e Produkteve medicinale për përdorim në territorin e Kosovës.
Procesi i aplikimit kalon nëpër disa faza sikurse janë, plotësimi i formularëve varësisht nga tipi i aplikimit, ngarkimi i dokumentacioneve të nevojshme dhe pagesat online. Pas fazës së aplikimit, aplikacioni kalon në procedurat e zyrtarëve të AKPPM-së, përmes në procedure të digjitalizuar workflow. Kjo procedurë kalon nëpër disa nivele të aprovimit. pas secilit nivel bëhet vlerësimi nga zyrtari përkatës i kushteve për të kaluar në nivelin tjetër. Nëse kushtet plotësohen kalohet në nivelin e ardhëm, nëse nuk plotësohen aplikacioni mund të kthehet tek biznesi për plotësim të kushteve apo mund të refuzohet. Nëse aplikacioni i kalon me sukses të gjitha nivelet e aprovimit, biznesi nga llogaria e tij mund ta shkarkoj licencën përkatëse nga sistemi.

Me sistemin Barnatari është rritur efikasiteti dhe saktësia e punëve e zyrtarëve të AKPPM që kanë të bëjnë me aktivitetet të cilat i kryen ky sistem.
Janë eliminuar gabimet në raportet e ndryshme statistikore në lidhje me sasinë dhe llojet e produkteve dhe pajisjeve medicinale të cilat përdoren në Kosovë në cilin do afat kohorë.
Janë eliminuar thuajse plotësisht radhët e pritjes së përfaqësuesve të bizneseve në zyrat e AKPPM.
Bizneset mund ti kryejnë të gjitha procedurat për importin dhe eksportin e produkteve medicinale online nga zyrat e tyre .
Është digjitalizuar dhe janë në kontroll të plotë sasia e Banderolave të cilat lëshohen nga AKPPM për produktet të cilat do të përdoren nga qytetarët e Kosovës.
Statistika
Janë digjitalizuar 81 procese/ shërbime të llojeve të ndryshme duke përfshirë lejet e importit , lejet e eksportit, licencat e veprimtarive dhe lejet e autorizimit të produkteve.
Janë digjitalizuar rreth 150 dokumente të llojeve të ndryshme
Janë procesuar mbi 7500 kërkesa për leje të importit, eksportit, licenca të veprimtarive dhe autorizime të produkteve
Janë realizuar rreth 8100 kërkesa për banderola me sasi të përgjithshme prej 19,836,728.00 copë
Janë dhënë leje për importimin e rreth 63,595,244.45 produkteve dhe pajisjeve medicinale
Janë dhënë leje për eksportimin e rreth 244,346.00 produkteve dhe pajisjeve medicinale
Janë rreth 2500 llogari të shfrytëzuesve të jashtëm dhe rreth 40 llogari të shfrytëzuesve të brendshëm të aplikacionit
Sistemi është multilingual, si nga labelat ashtu edhe nga përmbajtja e të dhënave. Operon në Shqip, Anglisht dhe Serbisht.

Përfitimet
Koha e subjekteve (bizneseve farmaceutike)
Për çdo licencë importi/eksporti, veprimtarie, autorizimi për marketing subjektet kanë ardhë në zyret e AKPPM-së mesatarisht 5 herë për një leje, licencë, certifikatë …
Aplikimet online mund të bëhen 24 orë në ditë
Është reduktuar koha e punonjësve të AKPPM-së për shqyrtimin e një lënde
Është eliminuar shtypja e letrave..
Është rritur transparenca ndaj aplikantëve në shqyrtimin e lëndëve
Aplikantët kanë njohuri të vazhdueshme për statusin e lëndës së tyre