Sistemi elektronik i riatdhesimit
Ky projekt ka për qëllim ndërtimin e një Sistemi Elektronik të Ri-Integrimit (SER) në formë të aplikacionit softuerik për menaxhimin e procesit të ri-integrimit të qytetarit të kthyer nga shtetet e ndryshme në Kosovë deri në momentin e përfundimit si rast dhe ambientimit të qytetarit në shoqëri.
Me anë të SER-it do të lehtësohet menaxhimi i rasteve të të ri-integruarve nga të gjitha palët dhe institucionet e përfshira në këtë proces, si: Ministria e Punëve te Brendshme, komunat e Kosovës, Ministritë tjera relevante dhe institucionet e huaja të cilat kanë aktivitet në këtë fushë.
Zbatimi i këtij projekti do t’ua lehtësojë punën zyrtarëve për ri-integrim ne menaxhimin e këtij procesi dhe do të rrisë transparencën në Administratën Publike
Ministria e Punëve të Brendshme 2013.