Sistemi softuerik për menaxhimin e ndërmjetësimit
Përmes këtij aplikacioni do të mundësohet menaxhimi qendror i rasteve për ndërmjetësim. Secili nga zyrtarët e zyrave rajonale do të vendosë dhe menaxhoj kërkesat për rastet e tyre përkatëse të cilat automatikisht, përmes këtij aplikacioni do të agregohen në zyrën e sekretariatit.
Në këtë mënyrë do të nxitet planifikimi dhe koordinimi më efektiv ndërmjet Sekretariatit dhe zyrave regjionale të ndërmjetësimit.
Ndër të tjera ky aplikacion do të mundësoj:
- Regjistrimin e saktë të të dhënave të vendosura për rastet e paraqitura,
- Menaxhim të kontrolluar të të dhënave të vendosura nga zyrtarët përkatëse, në aspektin e vendosjes, modifikimit dhe fshirjes së transaksioneve,
- Ndarje të përgjegjësive në aspektin e vendosjes së të dhënave, sipas zyrtarëve të zyrave përkatëse,
- Rritje të transparencës, në lidhje me vendimet e marrura për rastet përkatëse,
- Automatizim i proceseve gjatë vendosjes së të dhënave
- Raportim efikas dhe të shpejtë, për të gjitha rastet e regjistruara,
- Raporte të ndryshme statistikore, duke u bazuar në periudha të ndryshme kohore dhe kategori të ndryshme të rasteve,
- Raportim të shpejtë mbi statusin e një apo më shumë rasteve,
- Dhe raporte të ndryshme të varësisht nga kërkesat e Qendrave për Ndërmjetësim, apo donatorëve të zyrave përkatëse.
2014. Projekti është financuar dhe mbikëqyrur nga UNDP
